Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Italia shënon rënie të numrit të vdekjeve nga COVID-19

nga Venera Grabanica1 janar 2021

Në 24 orët e fundit në Itali nga koronavirusi kanë vdekur 462 persona, njoftoi sot Ministria Italiane e Shëndetësisë.

Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë, kur numri i vdekjeve ishte 555, raporton Reuters.

Një total prej 74.621 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi në Itali. Në 24 orët e fundit, 22.211 njerëz ishin infektuar me COVID-19, deklaroi Ministria e Shëndetësisë.

Kjo është një rënie krahasuar me një ditë më parë kur numri i të infektuarve rishtas ishte 23.477.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Itali është 2.129 milionë.

Numri i pacientëve në spitale ra me 329 krahasuar me një ditë më parë dhe arrin në 22.822.

145 pacientë u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv aktualisht është 2.553.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →