Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Italianët shpenzuan 22.8 miliardë për Krishtlindje

nga Venera Grabanica26 dhjetor 2023
Italianët shpenzuan 22.8 miliardë për Krishtlindje

Italianët shpenzuan rreth 22.8 miliardë euro për Krishtlindje, rreth tre miliardë ose pothuajse 15% më shumë se vitin e kaluar. Tani, rreth 80% po riciklojnë ushqimin festiv ndërsa pothuajse një në dy italianë do të ridhurojë dhurata të padëshiruara, thanë grupet e konsumatorëve të martën.

Rreth 7.5 italianë nuk dhanë fare dhurata, tha Codacons, më shumë të frymëzuar nga Grinch (personazh i filmit i cili i urren Krishtlindjet) sesa nga Babadimri. Shpenzimet mesatare të familjeve ishin 884 euro kundrejt 770 eurove vitin e kaluar, tha grupi i konsumatorëve.

Shpenzimet e dhuratave u rritën pothuajse 20% në tetë miliardë euro, kostot e udhëtimit 11.5 miliardë, 14% më shumë dhe darkat jashtë kushtuan 400 milionë, 14% më shumë.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →