Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Iu gjetën rreth 500 euro fals, arrestohet një person në Vushtrri

nga Venera Grabanica18 tetor 2023
​Iu gjetën rreth 500 euro fals, arrestohet një person në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar më 18 tetor 2023 në Vushtrri një person, pasi që gjatë kontrollit tek ai ka gjetur 466 euro të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Sipas Policisë,  fillimisht nga Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Vushtrri është ndaluar personi A.D., (33) mbi bazën e dyshimit për kryerjen e veprës ‘Falsifikim i parasë’.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale Mitrovicë Jug ka vijuar me trajtimin e rastit, ku në çantën e të dyshuarit janë hasur në total 466 euro të dyshuara për falsifikim me ndarje si në vijim: 11×20 euro kartëmonedha, 108×2 euro monedha metalike, 20×1 euro monedha metalike dhe 20x 0,50 euro monedha metalike.

I dyshuari është shoqëruar dhe është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, dhe i njëjti me vendim të prokurorit kujdestar është ndaluar për 48 orë./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →