Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Izet Demaj edhe zyrtarisht “Hero i Kosovës”

nga Kaltrina Berila7 janar 2019

Urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në Ligjin për Dhënien e Dekoratave, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës”.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

Vendimi, certifikata dhe urdhri “Hero i Kosovës” do t’i dorëzohen familjes Demaj.

Polici Izet Demaj u qëllua për vdekje më 27 dhejtor të vitit 2018 gjatë një grabitje që ndodhi në Istog./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →