Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Izraeli e shpall “non grata” shefin e OKB-së

nga B G2 tetor 2024
Izraeli e shpall “non grata” shefin e OKB-së

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres është “persona non grata” në Izrael dhe e ka të ndalura hyrjen, ka njoftuar Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, ka thënë se

Katz tha se vendimi i tij është një përgjigje ndaj dështimit të Guterres që ta “dënojë pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën.

Ai e akuzoi shefin e OKB-së se është “anti Izrael” dhe u jep “mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve”.

“Guterres do të mbahet në mend si një njollë në historinë e OKB-së për brezat që do të vijnë”, tha Katz.

Të martën, shefi i OKB-së dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi” dhe bëri thirrje për armëpushim.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →