Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKulturë
🎭 Kulturë

Izraeli shkon në finalen e Eurovizionit, pavarësisht protestave

nga Kaltrina Berila10 maj 2024
Izraeli shkon në finalen e Eurovizionit, pavarësisht protestave

Këngëtarja izraelite, Eden Golan është kualifikuar në finalen e Eurovizionit, pavarësisht protestave.

Fitorja e saj erdhi disa orë pasi mijëra protestues pro-palestinezë u mblodhën në rrugët e Malmo, Suedi, ku po mbahet Eurovizioni, për të treguar mbështetjen e tyre për Gazën.

Pasi kaloi në finale, Golan u shpreh se është tejet e emocionuar, duke shtuar se me krenari e kishte përfaqësuar Izraelin.

“Është me të vërtetë një nder të jesh këtu në skenë, duke përfaqësuar me krenari. Unë jam shumë mirënjohës për të gjithë ata që votuan”, u shpreh këngëtarja.

Pjesëmarrja e Izraelit në Eurovizion ka qenë një burim polemikash mes rritjes së vdekjeve civile dhe përkeqësimit të situatës humanitare në Gaza, ndërsa lufta midis Izraelit dhe Hamasit hyn në muajin e shtatë.

Bombola tymi me ngjyrat e flamurit palestinez u vendosën në sheshin qendror të Malmö të enjten pasdite, së bashku me thirrjet “Palestine e lirë”.

Një demonstratë më e vogël në mbështetje të Izraelit u zhvillua gjithashtu.

Edhe pse protestat ishin kryesisht paqësore, ka policë të armatosur jashtë hotelit ku po qëndron Golan dhe ajo ka qenë e mbyllur në dhomën e saj kur nuk ishte në skenë.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →