Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Izraeli sulmon Bejrutin për herë të parë që pas armëpushimit me Hezbollahun

nga Kaltrina Berila28 mars 2025
Izraeli sulmon Bejrutin për herë të parë që pas armëpushimit me Hezbollahun

Izraeli ka kryer sulm ajror në Bejrut për herë të parë që nga nënshkrimi i armëpushimit në nëntor me Hezbollahun.

Shtëllunga të mëdha tymi u krijuan nga vendi i sulmit në Dahiyeh.

Sulmi mund të ndikojë në marrëveshjen e brishtë mes Hezbollahut dhe Izraelit, që u nënshkrua më 27 nëntor vitin e kaluar, raportoi Guardian.

Para bombardimit, ushtria izraelite lëshoi një urdhër evakuimi dhe paralajmëroi se do ta sulmoi një ndërtesë në Dahiyeh.

Ushtria tha se sulmi kishte cak një objekt ku mbaheshin dronët e Hezbollahut.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →