Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaTë tjera
📰 Të tjera

Ja pse disa njerëz pickohen më tepër nga mushkonjat

nga B.K26 korrik 2023
Ja pse disa njerëz pickohen më tepër nga mushkonjat

Disa njerëz duket sikur janë në “shënjestër” të mushkonjave më tepër se disa të tjerë. Hulumtimet më të fundit kanë treguar se ka disa arsye shkencore se përse ndodh kjo.

Sipas Shoqata Kimike Amerikane (ACS) disa prej nesh me të vërtetë tërheqin mushkonjat më shumë se të tjerët, bazuar në kimikatet që çlirohen nga lëkura jonë.

Studiuesit shprehen se kërkimet e bëra në këtë drejtim zbuluan se kishte disa acide karboksilike të ndryshme që shfaqen në lëkurën e personave që “përndiqen’ më shumë nga mushkonjat.

Hulumtimet e mëparshme tregojnë se përdorimi i produkteve me aromë kokosi në dush mund të jetë gjithashtu i dobishëm që të mos afrohen mushkonjat.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →