Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Japonia me më shumë sanksione kundër Rusisë

nga Kaltrina Berila5 maj 2022

Japonia po ngrin asetet e 140 shtetasve të tjerë rusë dhe po zgjeron ndalimin e saj të eksporteve për të përfshirë firmat ushtarake ruse, ka thënë kryeministri i saj gjatë një udhëtimi në Londër.
Masat u njoftuan nga Fumio Kishida i Japonisë pas një takimi në Downing Street me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.
Duke folur më pas me gazetarët, Kishida tha se dhuna e Rusisë duhet të ketë pasoja dhe se agresioni i saj nuk ishte vetëm një problem për Evropën, transmeton rtv21.tv.
“Ukraina mund të jetë Azia Lindore nesër”, tha Kishida kur u pyet nëse kishte paralele midis agresionit rus në Evropë dhe pohimit të Kinës për dominimin e saj në rajonin Indo-Paqësor.
Japonia dhe aleatët e saj nuk duhet “kurrë të tolerojnë një përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me përdorimin e forcës në Indo-Paqësorin, veçanërisht në Azinë Lindore”, tha ai./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →