Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Japonia sanksionon oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë

nga Xh.D3 mars 2022

Kryeministri japonez, Fumio Kishida tha se vendi do të sanksionojë oligarkët rusë dhe zyrtarët bjellorusë, duke përfshirë presidentin Alexander Lukashenko, për pushtimin rus të Ukrainës.
Në një konferencë për shtyp, Kishida tha se Japonia do të ngrijë asetet e oligarkëve, pas vendimit të së dielës për të pezulluar asetet financiare të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë kryesorë të qeverisë.
Japonia do të ndalojë gjithashtu transaksionet financiare me shtatë banka të mëdha ruse, përveç kufizimit të transaksioneve me Bankën Qendrore Ruse dhe forcimit të kontrolleve mbi eksportet e artikujve dhe gjysmëpërçuesve të kontrolluar ndërkombëtarisht.
“Ne, së bashku me vendet perëndimore, kemi marrë sot masat e nevojshme të brendshme për të izoluar Rusinë nga sistemi financiar ndërkombëtar dhe ekonomia globale”, ka thënë Kishida.
Japonia do të vendosë gjithashtu sanksione ndaj Bjellorusisë, përfshirë Presidentin Lukashenko dhe zyrtarë të lartë, për mbështetjen e vendit ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, njoftoi Kishida, duke dënuar Bjellorusinë për lejimin e trupave ruse të hyjnë në Ukrainë përmes territorit të saj.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur tashmë sanksione kundër individëve dhe subjekteve bjelloruse për përfshirjen e vendit në agresionin e Rusisë./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →