Japonia zbuloi një raund të tretë sanksionesh kundër Rusisë dhe Bjellorusisë në lidhje me situatën në Ukrainë, sipas Ministrisë së saj të Financave.
Parashikohet vendosjen e sanksioneve personale ndaj 20 rusëve të tjerë – disa prej të cilëve përfshijnë zëvendës-shefat e shtabit të administratës së Presidentit Vladamir Putin, nënkryetarët e parlamentit shtetëror, kreun e Republikës Çeçene dhe drejtues të kompanive me lidhje të ngushta me qeverinë, si Volga Group, Transneft dhe Wagner.
Dymbëdhjetë shtetas bjellorusë u vunë gjithashtu në shënjestër, së bashku me dy organizata të tjera ruse dhe 12 bjelloruse, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Japonia vendosi gjithashtu ndalim për eksportin e pajisjeve të përpunimit të naftës në Rusi dhe artikujve për në Bjellorusi që mund të përdoren nga ushtria e saj, tha ministria e jashtme japoneze./21Media









