Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jasharaj e fton Kurtin në SBASHK: Merre Nagavcin e Muratin, hajde për çaj

nga Venera Grabanica30 maj 2024
Jasharaj e fton Kurtin në SBASHK: Merre Nagavcin e Muratin, hajde për çaj

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka ftuar për takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrin e Financave, Hekuran Murati javën e ardhshme në zyrat e SBASHK-ut.

Jasharaj ka reaguar pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për zgjedhjet në Luginë kisbte thënë se “shkon aty ku e thërrasin”.

“E pata vështirë të besoj dhe prandaj e dëgjova disa herë dhe pastaj po ashtu disa herë e lexova me kujdes dhe u binda Kryeministri e paska thënë se shkon aty ku e thërrasin. Ky deklarim i tij më bëri që ta kritikoj kryetarin e BSPK-së , Atdhe Hykolli, por edhe të bëhem vetëkritik. Ne i kemi dërguar dhjetëra kërkesa Kryeministrit në emër të BSPK-së dhe ne shumë kërkesa ministres Nagavci për takime e për të bashkëbiseduar për gjithë shqetësimet dhe kërkesat e anëtarësisë , por u kemi thënë se takimet t’i mbajmë të ata dhe meritojmë kritika se e paskemi harruar traditën shqiptare të mikpritjes dhe në shkresat tona për takime as edhe një herë nuk u kemi thënë ejani te ne. Tani kur e mësova këtë dëshirë të Kryeministrit dhe Qeverisë së tij se duhet t’i thërrasin se kafe e çaj kemi edhe ne, publikisht po i drejtohem Kryeministrit Kurti që ta marr ministren Nagavci e Ministrin Murati dhe të vijnë javën e ardhshme në SBASHK.”

Kurti ka thënë se ai shkon aty ku ftohet, duke theksuar se Sinani dhe Mustafi e kishin ftuar atë.

Ai ka theksuar se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme për shqiptarët.

“Kemi nevojë për votën tuaj. Më kanë thënë që nuk bën të marrë pjesë vetëm tek dy kandidatët. Unë shkoj aty ku më thërrasin. E falënderoj Ardita Sinanin dhe Ragmi Mustafin që më kanë ftuar.Aty ku është Lugina bashkë, aty unë jam bashkë me Luginën. Le të ngrihemi së bashku a t’i mbështesim këta kandidatë që duhet ta shpijnë përpara edhe pozitën e qytetarëve atje edhe ëndrrat e rinisë që ka të drejtë më shumë e meritojnë më tepër”, ka thënë Kurti.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →