Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaLajm i perditesuar
📰 Lajm i perditesuar

Jasharaj: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është për ta marrë shembull

nga Venera Grabanica23 tetor 2024
Jasharaj: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është për ta marrë shembull

(Lajm i përditësuar)

Jasharaj: Sistemi i drejtësisë në Shqipëri nuk është për ta marrë shembull

Jasharaj: Kush po ia ka inati Albin Kurtit po gjenë prehje te Edi Rama

Analisti politik, Durim Jasharaj në ”Click” të RTV21 tha se Kosova duhet të marrë shembull nga Shqipëria, por sipas tij, sistemi i drejtësisë edhe atje nuk është për ta marrë shembull.

Ai ka bërë një lloj krahasimi të Kryeminsitrit Albin Kurtit me Kryeminstrin e Shqipërise, Edi Ramën.

”Kush po e ka inati Kurtin po e gjen një prehje te Edi Rama, madje çka do që po bënë Edi Rama neve po na duket mirë. Kush e ndjek mirë politikën në Shqipër e dinë se edhe SPAK-u nuk po i shkon për shtati Edi Ramës”, tha Jasharaj.

”Aferat korruptive”, Jasharaj: Kurti nuk ka të drejtë të mos e dijë 

Analisti politik, Durim Jasharaj në ”Click” të RTV21 ka thënë se kryeministri, Albin Kurti nuk ka të drejtë të mos e dijë për aferat korruptive në ”ministritë e tij”.

”Nuk mundet me u justifiku kreyministri për gjërat e mbrapshta që ndodhin në ministritë. Kyreminsitri nuk ka të drejtë të mos e dijë”, tha Jasharaj.

Jasharaj: Pushteti ka faj për gjendjen e drejtësisë në Kosovë

Analisti politik, Durim Jasharaj në ”Click” të RTV21 ka komentuar rastin lidhur me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu lidhje me hetimet e nisura ndaj tij për korrupsion.

Jasharaj tha se pushteti aktual ka faj për situatën në të cilën gjendet sistemi i drejtësisë në Kosovë.

”Edhe sikur të jetë e vëretë kjo prap pushteti ka faje për gjendjen e drejtësisë në Kosovë. Pushtetin që e kemi sot ndër tjera slloganin që e ka përdorur ka qenë drejtësi dhe për 4 vite nuk ka arritur që të bëshë asgjë”, tha Jasharaj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →