Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jashari: Muaji nëntor është muaji i sakrificës dhe lavdisë

nga Miranda Beqaj28 nëntor 2021

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari muajin nëntor e ka quajtur muaj të lavdisë, kthesës, e sakrificës. Ai sot ka thënë se falë sakrificës së familjes së tij dhe shumë dëshmorëve, sot Kosova është e lirë.
Jashari në përvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe daljes në skenë të UÇK-së, ka bërë homazhe në kompleksin ku prehen trupat e më shumë se 50 anëtarëve të familjes Jashari.
”Falë tyre neve sot jemi të lirë e që kjo datë dhe ky muaj është muaji i sakrificës, muaji i lavdisë, i kthesës së shqiptarëve ndërshekuj për liri. Ne si shqiptarë të Kosovës, falë UÇK-së në qershor të 99 arritëm të kurorëzojmë këtë liri. Është obligim institucional e moral për ne të gjithë që të jemi më afër njëri-tjetrit dhe bashkarisht ta ndërtojmë e zhvillojmë këtë vend, ashtu siç është më së miri dhe siç e deshën dëshmorët”, ka thënë Jashari.
Në familjen Jashari më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →