Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jashari takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

nga Kaltrina Berila20 tetor 2025
Jashari takohet me ambasadorin britanik, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë takimit, siç u tha, Jashari falënderoi ambasadorin për mbështetjen strategjike dhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar në zhvillimin e FSK-së, duke vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi u diskutua po ashtu edhe për zhvillimin e deritanishëm të FSK-së, planifikimet për të ardhmen si dhe për synimet e avancimit të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

“Në fund të takimit ambasadori Hargreaves falënderoi Gjeneral Jasharin për profesionalizmin e treguar në udhëheqjen e FSK-së. Kurse Gjeneral Jashari falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar ka dhënë në zhvillimin dhe avancimin e FSK-së gjatë të gjitha fazave të ngritjes së saj”, thuhet në postimin e FSK-së.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →