Jashari tregon arsyen se pse Kurti ju drejtua LDK-së me ftesë
(Lajm i përditësuar)
Jashari tregon arsyen se pse Kurti ju drejtua LDK-së me ftesë
Analisti Shemsi Jashari, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me qarkullimin e informacioneve që është takuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, ai thotë se gjitha burimet jo zyrtare pohojnë se ka pasur kontakte.
Jashari ndër të tjerash shton se kërkesat e deputetëve që vinë nga partitë e minoriteteve ka qenë arsyja se pse Kurti ti drejtohet LDK-së me ftesë.
“Gjitha burimet jo zyrtare thonë se kanë pasur kontakte të vazhdueshme dhe është diskutuar mundësia se ku ka ndërruar loja është kërkesat e deputetëve që vinë nga partitë minoritare do të thotë kjo i bëri që Kurti t’i drejtohet edhe LDK-së me ftesë. Votat e subjekteve minoritare janë trajtuar si të mirëqena dhe si janë përshkak se duhet të jenë të përfshirë tek kushdo që e bënë qeverinë”, tha Jashari. /21Media
Jashari: Ftesa e Kurtit ndaj Abdixhikut nuk ishte e sinqertë
Analisti Shemsi Jashari, në emisionin “Click” të RTV21 në lidhje me ftesën e Albin Kurtit ndaj Lumir Abdixhikun ka thënë se kjo ftesë nuk ishte e sinqertë.
Sipas tij aktorët e LVV-së asnjëherë nuk kanë pasur qëllim që kenë bashkëpunim me LDK-në.
“Në rend të parë mendoj që ftesa e Kurtit nuk ishte ftesë e sinqertë, nuk kërkonte sinqerisht bashkëpunim në një rrugëtim që do të përfundontë në një koalicion qeverisës. Do të thotë në rend të parë nëse e shohim qasjen publike që Kurti dhe gjothë akterët të LVV-së që e kaë pasur duke goditur partnerët potencial me të cilët sot do të mund të ulej të bisedonte për të lidhur koalicion do të thotë tregon sjellja e tyre që nuk kanë pasur qëllim asnjëherë që të kenë një bashkëpunim”, tha Jashari. /21Media











