Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jashari: Vjosa Osmani synon mandatin e dytë si presidente

nga Gentrita Xhemajli18 mars 2025
Jashari: Vjosa Osmani synon mandatin e dytë si presidente

(Lajm i përditësuar)

Jashari: Vjosa Osmani synon mandatin e dytë si presidente

Analisti politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21 ka thënë se presidentja Vjosa Osmani synon mandatin e dytë si presidente e Republikës së Kosovës.

Sa i përket zgjedhjes së mandatit të ri si presidente ai thotë se LDK duhet të bëjë kualicon me LVV-në.

“Është e qartë se znj.Osmani e synon mandatin e dytë për presidente, besoj që ka një mbështetje ndërkombëtare nëse flasim për aleatët ndërkombëtarë dhe të vetmen mënyrë për tu zgjedhur presidente e ka me një LDK që do të bënte koalicion me LVV-në”, tha Jashari. /21Media


Jashari: Abdixhiku ka kopjuar sjellje të Kurtit

Analisti politik, Shemsi Jashari në ”Click” të RTV21  ka komentuar zhvillimet brenda partisë, duke theksuar se eliminimi i disa individëve ka ndikuar negativisht në rritjen e LDK-së.

Ai ka pohuar se Hoti e ka menduar mirë që nuk ka reaguar para zgjedhjeve, për të shmangur fajësimin e mundshëm.

””Eliminimi i disa njerëzve ka ndikuar në mos rritjen e LDK-së. Kjo i kthehet si temë për tu diskutuar pas zgjedhjeve. Hoti e ka menduar mirë në kuptimin që nuk ka reaguar para zgjedhjeve për të mosr bartur faj që dikush ta fajsojë.Ka pasur diskutime të ashpëra dhe këtu befason qendrimi i Hazirit që ka pasur, ka qenë kritik brenda mbledhjes. Qendrimi i ngurt i Abdixhikut të dalin në publik pasi që nuk kanë gjetur hapësirë për tu trajtuar. Abdixhiku po mundohet ta krijojë një kult politik sikur të Kurtit kemi par bukur shumë për mos e thanë një kopje të sjelljeve të tij”, tha ndër tjera Jashari. /21Media


Jashari: Abdixhiku ka pasur në kontrollë zgjedhjen e strukturave të reja nëpër degë

Analisti, Shemsi Jashari, në Click të RTV21 në lidhje me zhvillimet e reja mrenda LDK-së ka thënë se rënja e LDK-së ka ardhur nga koha prej daljes së Vjosa Osmanit nga kjo parti politike.

Sipas tij ata që kanë qenë jashtë vijës së Lumir Abdixhikut kanë qenë të penguar që të marin pozicione për zgjedhje si delegatë dhe pjesë e Kuvendit.

Nëse në atë pozicion ku LDK ra shumë me mbështetje dhe përqindje të votave, e ka bërë z.Hoti që të mos ketë kredit publik të flaës ose të kudnërshtojë, gjith ky proces me 4 vite përgaditje mrenda LDK-së, koncentrimi i kontrollit të rreptë të z.Abdixhiku në zgjedhjen e strukturave të reja nëpër degë janë kontrolluar shumë. Ata që kanë qenë jashtë vijes së z.Abdixhiku në nëj formë apo formë tjetër kanë qenë të penguar që të marin pozicione të zgjedhen delegatë dhe të bëhet pjesë e Kuvendit për te zgjedhur strukturat në nivelin qëndrorë. Ky mllefë i akumuluar prej atij procesi procesi zgjedhor duket që tash me rezultatin jo të mirë që e priti LDK që të shpërthejë mrenda. Dalja e Vjosa Osmanit nga LDK, hyrja në listë me Lëvizjen Vetëvendosje dhe arritja deri tek posti i presidentes, ramja e LDK-së i dha mundësi z.Abdixhiku që t’i ngjallë ambicjet që të bëjë punët për të ardhur si lider i LDK-së”, tha Jashari. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →