Jashari: VV-ja duhet të dijë se nuk po e zgjedhë kryetaren e “Kuvendit të LVV-së”
(Lajm i përditësuar)
Jashari: VV-ja duhet të dijë se nuk po e zgjedhë kryetaren e “Kuvendit të LVV-së”
Analisti Shemsi Jashari, në emisionin Click të RTV21 për qështjen e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, ai deklaron se LVV duhet të dijë se “ata nuk e po e zgjedhin kryetaren e Kuvendit të LVV-së por për kryetare të Kuvendit të Kosovës.
“Një diqka duhet të dijë LVV nuk po e zgjedhë kryetaren e Kuvendit të Lëvizjes Vetëvendosje, kandidatura është për kryetare të Kuvendit të Kosovës, ku janë të gjitha subjektet politike”, vlerëson ai.
Ai ndër të tjera thotë se opozita ka të drejtë për mos-votimin e Albulena Haxhiut, ku shton se ata janë të bazuar në fjalorin e saj në të kaluarën.
“Me të drejtë e ka opozita duke e parë edhe të kaluarën e Haxhiut me fjalorin e saj që tashmë vetëm botërisht po dihet që është përqarës, abuzues”, thekson Jashari. /21Media
Jashari: Deklarata e Kurtit sot ishte përrallë për qytetarët
Analisti Shemsi Jashari, në emisionin Click të RTV21 lidhur me deklaratën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ditën e sotme sipas tij ajo deklaratë tregojn përralla para qytetarëve.
Ai përmend edhe mos deklarimin e Kurtit në media, ku shton ai nuk dha asnjë deklaratë për mediat vendore lidhur me seriozitetin e zgjidhjes së situatës aktuale.
E pamë deklaratën e Kurtit sot në këtë situatë ku institucionet janë të pa konstituume me gjithë këto vonesa, ai tregon përralla para qytetarëve dhe asnjë deklaratë nuk e dha për mediat vendore për të parë seriozitetin e zgjidhjes së situatës”, tha ai. /21Media











