RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Javën e ardhshme nis numërimi i votave me postë

nga Venera Grabanica21 shkurt 2025
Javën e ardhshme nis numërimi i votave me postë

Numërimi i votave të diasporës, me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta do të nis gjatë javës së ardhshme.

Kjo u bë e ditur nga Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës”./21Media

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
LAJMI TJETËR →
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

Më të fundit

Të gjitha →