Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i AKP-së, Arben Limani

nga Venera Grabanica18 shtator 2024
Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i AKP-së, Arben Limani

Ka dhënë dorëheqje Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Arben Limani.

Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për media nga AKP-ja, pas mbledhjes së mbajtur më 18.09.2024.

“Gjatë kësaj mbledhje, z. Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin e Drejtorëve në mbledhje zyrtare”- bëhet e ditur në kumtesë.

AKP-ja gjithashtu thotë se në këtë mbledhje, Bordi i Drejtorëve i shqyrtoi dhe i miratoi 31 rastet rekomanduese nga Divizioni i Shitjes Direkte, me 17 aprovime dhe 14 refuzime.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →