Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, ka dhënë dorëheqje pas më pak se dy vjet në këtë post,
Vendimi i largimit të Bornes vjen pas raportimeve se presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është i vendosur të bëjë riorganizim para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më vonë këtë vit, raporton “BBC”.
Në deklaratë, Macron tha se Borne ka treguar “kurajë, përkushtim dhe vendosmëri” gjatë kohës sa ishte kryeministre.
Nuk dihet ende se kush do të jetë pasardhës i saj. Zonja Borne do të qëndrojë në post derisa një kryeministër i ri të marrë detyrën, thuhet në një deklaratë nga Pallati Élysée.
Ajo ishte kryeministrja e dytë femër e Francës.










