Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jep dorëheqje kryetari i AAK-së në Pejë

nga Egzona Mehmeti3 maj 2021

Sot kryetari i AAK-së në Pejë, Arbër Grabovci, ka dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook.

”Sot qëndrova në Pejë, në qytetin tim të zemrës.Pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili këto ditë po përballet me disa sfida të natyrës personale, kam pranuar dorëheqjen e tij nga kandidatura për kryetar të komunës dhe nga detyra e kryetarit të degës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Gjithashtu ky i fundit ka falenderuar përzemërsisht, Arbër Grabovcin si dhe ka treguar se pozitën e tij deri në Kuvendin e degës, detyrën e kryetarit do ta ushtrojë njëri nga nënkryetarët, sipas statutit të Aleancës./21Media

Sot qëndrova në Pejë, në qytetin tim të zemrës.

Pas konsultimeve me kryetarin e degës së Pejës, Arbër Grabovci, i cili…

Posted by Ramush Haradinaj on Monday, May 3, 2021

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →