Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi

nga Kaltrina Berila6 tetor 2022

Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë.
Portali rtv21.tv ka provuar të marrë ndonjë përgjigje zyrtare për këtë çështje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë edhe në Qeverinë e Kosovës, por nuk janë përgjigjur.
Derisa vendimi i dorëheqjes është publikuar nëpër media.
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Latifi u emëruar ministër nga kryeministri Albin Kurti, pas dorëheqjes së Arben Vitisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →