Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Jep dorëheqje një diplomat amerikan në Kinë

nga Kaltrina Berila6 qershor 2017

Nuk u pajtua me politikën e presidentit Trump

Një diplomat i lartë në ambasadën amerikane në Pekin ka dhënë dorëheqje, për shkak se nuk kishte rënë dakord me politikën e Presidentit Donald Trump për ndryshimet klimatike.

Departamenti i Shtetit tha se zëvendës shefi i misionit David Rank, kishte dhënë dorëheqjen.

Mediat amerikane njoftuan se ai dha dorëheqjen lidhur me vendimin e diskutueshëm të zotit Trump javën e kaluar se SHBA ishte tërhequr nga marrëveshja e Parisit.

Vendimi, i cili sipas Trump do të mbronte ekonominë amerikane, u kritikua në mbarë botën.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →