Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Jeta dhe karriera e artistit Shpat Kasapi

nga Venera Grabanica26 nëntor 2025
Jeta dhe karriera e artistit Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar jetë sot herët në mëngjes pas një sulmi në zemër. Artisti nuk ka arritur t’i mbijetojë atakut kardiak, ndërkohë që nuk ka pasur probleme të tjera shëndetësore.

Artisti njihet për karrierën e gjatë të ndërtuar me përplot hite e pjesëmarrje nëpër festivale të ndryshme.

Jeta dhe veprimtaria e Kasapit

Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë.

Edukimin e nisi në shkollën fillore “Liria” në Tetovë, e më pas ndoqi kolegjin turk “Yahya Kemal” në Shkup, ndërsa studimet universitare i kreu në Universitetin “FON” në Shkup.

Karriera e tij filloi shumë herët, ku mori pjesë në festivale për fëmijë. Suksesi i parë i madh erdhi kur fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat ’98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.

Me kalimin e viteve, ai filloi të shfaqej në konkurse më të mëdha, për shembull, mori pjesë në festivalin “Këngët e Stinës 2002” në Tiranë, ku fitoi çmim; gjithashtu mori çmime të publikut në festivale si “Nota Fest 2003” dhe “Albafest 2003” në Shkup.

Kasapi u bë një prej emrave më të njohur në skenën shqiptare, për kombinimin e stilit modern me elemente që i pëlqenin publikut.

Disa nga këngët e tij më të njohura dhe të dashura nga publiku ishin: “Valle Kosovare”, “A më do?”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj” etj.

Për shumë vite, mbeti një figurë e përhershme në tregun muzikor shqiptar — jo vetëm në Maqedoni e Kosovë, por edhe më gjerë.

Ndonëse jeta private e tij ishte ndonjëherë në qendër të vëmendjes (raporte rreth marrëdhënieve, ndryshime personale etj.), për shumë adhurues ai mbeti sidomos “zëri” që solli energji në skenë.

E para pak muajsh, i ndjeri ishte ndarë nga bashkëshortja Selvije Jao, me të cilën kishte një djalë.

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →