Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Jetimat e Ballkanit” shpërndanë 300 pako me mish në Malishevë

nga E.Bullaku7 gusht 2020

Shoqata bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot ka shpërndarë 300 pako me mish për 300 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës.

Shpërndarja e mishit është bërë përmes kryetarëve të fshatrave, për familjet në nevojë, për secilin fshat. Mishi i shpërndarë është i kurbanëve të dhuruar për shoqatën.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, për këtë shpërndarje, për familjet që kanë nevojë, sidomos, siç u shpreh ai, në këtë kohë të krizës që jemi duke kaluar si pasojë e pandemisë.

“Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga humanisti, Halil Kastrati, në vazhdimësi i ka përkrahur familjet në nevojë në Malishevë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →