Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Johnson: Jemi të përkushtuar për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi

nga B G20 shkurt 2020

Johnson uron Kurtin

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar telegram urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, me rastin e marrjes së detyrës së kryeministrit.

Në urim thuhet se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar për tas mbëshetur Kosovën

“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova gëzojnë miqësi të ngushtë dhe historike. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është fuqishëm e përkushtuar për ta mbështetur integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë.”, thuhet në urimin e Johnson.

Po ashtu, Kryeministri Johnson është zotuar se me Mbretëria e Bashkuar edhe Kosova do të bashëkpunojnë si partnerë “në mënyrë që Kosova dhe rajoni më i gjerë të jenë të qëndrueshëm, të sigurt dhe prosperues”

“Për këtë qëllim, ne mbështesim fuqishëm agjendën tuaj të brendshme për të luftuar korrupsionin, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për trajtimin e krimit të rëndë dhe të organizuar.”, përfundon urimi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →