Kryeministri britanik, Boris Johnson është në mesin e liderëve botërorë që shprehur mbështetjen e tij për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Downing Street tha se Johnson nënvizoi “shqetësimin e tij të madh” dhe tha se ai besonte se “një pushtim ishte një mundësi reale në orët dhe ditët e ardhshme”, shkruan bbc.
Ai dënoi vendimin rus për të njohur rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donetskut si shtete të pavarura, dhe tha se sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar kundër atyre “bashkëpunëtorëve në shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës” do të fillojnë nesër, përcjellë rtv21.tv
Johnson tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar do të mund të dërgojë më shumë armë mbrojtëse në Ukrainë, pasi muajin e kaluar dërgoi raketa antitank me rreze të shkurtër veprimi për të forcuar mbrojtjen e vendit./21Media








