RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

nga Venera Grabanica18 prill 2024
Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Mike Johnson, në një adresim për media ka folur lidhur me planin e tij për të miratuar një pako ndihme për Ukrainën dhe  Izraelin.

Ai ka thënë se kjo paraqet një pako esenciale për ta ndaluar presidentin rus ta zgjerojë luftën edhe në Ballkan

“Është kohë kritike për botën dhe po bëj atë që besoj se është gjëja e duhur. Mendoj se ofrimi i ndihmës për Ukrainën tani është jashtëzakonisht e rëndësishme… Mendoj se Vladimir Putini do të vazhdojë të marshojë përmes Evropës nëse lejohet, mendoj se mund të shkojë në Ballkan më pas”, ka thënë ai.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve më tej tha se “nuk mund të luajmë me politikë në këtë, por të bëjmë gjënë e duhur”.

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →