Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Johnson: Ukraina nuk do t’i bashkohet NATO-s së shpejti

nga Kaltrina Berila16 mars 2022

Boris Johnson thotë se “nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bashkohet me NATO-n së shpejti”, por thekson se vendimi duhet të merret nga presidenti i vendit.
Të martën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ishte e rëndësishme të pranohet se Ukraina nuk do të jetë anëtare e NATO-s, duke thënë “Ne kemi dëgjuar për shumë vite për dyert e hapura, por kemi dëgjuar gjithashtu se nuk mund të hyjmë në ato dyer”, transmeton rtv21.tv.
Duke folur gjatë vizitës së tij në Abu Dhabi, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar thotë se ka biseduar sërish me Zelenskyn dhe thotë se e kupton atë që po thotë për NATO-n.
Ai shton se gjëja më e rëndësishme është se “sulmet absolutisht barbare të Presidentit rus ndaj Ukrainës duhet të ndalen” dhe nuk duhet të shihet se kanë pasur sukses./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →