Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Joseph takon Krasniqin e Abdixhikun: Kosova ka nevojë për liderë që ecin gjithmonë me SHBA-në

nga B G19 nëntor 2022
Joseph takon Krasniqin e Abdixhikun: Kosova ka nevojë për liderë që ecin gjithmonë me SHBA-në

Gjatë vizitës së tyre në SHBA, Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Lumir Abdixhiku, në bazë të agjendës së tyre të ndarë po zhvillojnë takime me senatorë në Departamentin Amerikan të Shtetit.
Kësaj radhe Krasniqi dhe Abdixhiku u takuan edhe analistin dhe profesorin e njohur të John Hopkins University, Edward P.Joseph.
Joseph  njoftoi për këto takime përmes një postimi në Twitter duke thënë se është kënaqësi të takohesh me figura opozitare të përgjegjshme sikur Lumir Abdixhiku dhe Memli Krasniqi.
Joseph shkroi se Kosova ka nevojë për politikanë të cilët ecin me SHBA-në.
“Kosova ka nevojë për liderë që nuk hyjnë në grackat e Beogradit dhe që do të ecin gjithmonë me SHBA-në”, ka shkruar Joseph për të dy takimet që ka pasur edhe me Krasniqin por edhe me Abdixhikun.

Great to meet with a responsible opposition figure like ⁦@LumirAbdixhiku⁩, Leader of LDK. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade‘s traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/QaJsJC8C3G

— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022

Great to meet with a responsible opposition figure like @MemliKrasniqi, President of @PDKzyrtare. #Kosovo needs leaders who will not walk into #Belgrade‘s traps – and who will always walk with the #US. pic.twitter.com/t7j4sHxVZS

— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) November 18, 2022


Vizita e liderëve opoziarë të kosovës në SHBA erdhi në kohën kur ministrt e Qeverisë së Kosovës  nuk po mundën të udhëtojnë atje. Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeff Hovenier ka thënë  se s’është koha që ministrat të udhëtojnë për në SHBA por që të qëndrojnë në Kosovë për të zgjidhur krizën e krijuar si rezultat i vendimit për targat./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →