Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Juventusi gjen zëvendësimin e Arthurit te Chelsea

nga Egzona Mehmeti3 gusht 2022

Mesfushori brazilian, Arthur Melo është afër një transferimi në formë huazimi te Valencia, duke i hapur rrugën Juventusit që të interesohet seriozisht për mesfushorin e Chelseat, Jorginho, raporton “90min”.
Juventusi dëshiron me çdo kusht të largojë nga skuadra si Arthurin ashtu edhe mesfushorin Adrien Rabiot gjatë afatit kalimtar të verës dhe tani duket se mesfushori brazilian është drejt largimit nga “Allianz”.
Besohet se Valencia është afër marrëveshjes me Juventusin për të huazuar Arthurin për sezonin 2022/23, ku trajneri i Valencias, Gennaro Gattuso, besohet të jetë një tifoz i madh i lojtarit.
Spekulohet se Gattuso zhvilloi bisedime pozitive me Arthur të martën, bisedime që duket se e kanë bindur atë të kthehet në La Liga.
Tani, me largimin e Arthurit që duket se është i pashmangshëm, Juventusi thuhet se e ka gjetur zëvendësimin e tij te skuadra e Chelseas, pasi që ka shprehur interesim në mesfushorin italian, Jorginho.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →