Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Juventusi synon Firiminon, bën ofertën e parë drejt Liverpoolit

nga Egzona Mehmeti27 korrik 2022

Gjiganti italian, Juventus ka bërë ofertën e parë drejt Liverpoolit për sulmuesin brazilian, Roberto Firmino, raporton “Corriere dello Sport”.
“Zonja e Vjetër” e dëshiron me çdo kusht transferimin e Firminos dhe ka ofruar afro 22,5 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian. Raportohet se bisedimet mes dy klubeve janë në një fazë më të avancuar dhe besohet të dy palët janë shumë pranë që të arrijnë marrëveshje për sulmuesin 30 vjeçar.
Që prej transferimit nga skuadra e Hoffenheim te Liverpooli, Roberto Firmino ka arritur të bëjë 327 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 98 gola dhe 74 asistime.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →