Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ka apo s’ka barna esenciale në QKMF

nga Kaltrina Berila17 mars 2021

Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka deklaruar se Qendrat e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Prishtinë, janë furnizuar me barna dhe material shpenzues. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti.

“Ju informojmë se QKMF -Prishtina është furnizuar nga Depoja Qendrore e MSh-së me barna dha material shpenzues me datë 11.03.2021”, ka tënë Hoti.

Portali rtv21.tv ka siguruar raportin e furnizimeve të MSH për periudhën 1 janar 2021-16 mars 2021.

Megjithatë, drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi dje është ankuar se që tre muaj QKMF-të nuk janë furnizuar nga Ministria e Shëndetësisë me barna e pajisje të listës esenciale.

Prishtina vazhdon të jetë komuna me numrin me të lartë të pacientëve të infektuar me koronavirus./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →