Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ka filluar grumbullimi i mbeturinave në Prishtinë

nga B.K14 mars 2023
Ka filluar grumbullimi i mbeturinave në Prishtinë

Greva e punëtorëve të kompanisë rajonale “Pastrimi” ka bërë që Prishtina të mbushet mbeturina. Të hënën, punëtorët e “Pastrimit” protestuan në kërkim të kushteve më të mira të punës e rritje pagash. Si shenjë proteste ata nuk dolën të mbledhin mbeturinat.

Ndërkohë ka reaguar drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu. Ai në rrjetin social ka shkruar se, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike ka filluar grumbullimin e mbeturinave në Kryeqytet. Në të njëjtën kohë, shpresojmë që të arrihet marrëveshja në mes të Menaxhmentit/Bordit të ndërmarrjes “Pastrimi” dhe Sindikatës!”, ka shkruar Musliu.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →