Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kabashi: Prokuroria mos të përfshihet në luftën e partive në pushtet me opozitën

nga Venera Grabanica19 nëntor 2024
Kabashi: Prokuroria mos të përfshihet në luftën e partive në pushtet me opozitën

Hulumtuesi i IKD-së Flamur Kabashi në ”Click” të RTV21 ka komentuar dorëzimin e kallëzimit penal ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci dhe deputetes së LVV-së, Fitore Pacolli.

Kabashi tha se shpreson që Prokuroria mos të përfshihet në këtë luftën e partive në pushtet me opozitën, por të kryejë hetim penal.

”Nuk duhet të kishte kufizime, e gjitha që duhet të ndodh është procesi cka duhet të bëjë prokuroria dhe shpresojë dhe urojë që mos të përfshihet në këtë luftën e partive në pushtet me opozitën por të zhvjillojë një hetim të detajuar një hetim jo administrativ siç e kemi parë në rastet më të mdhaja që kanë përfunduar me aktakuza të cilat nuk janë vertetuar në Gjykata, por ta bëjë një hetim tipik penal përdorimin e masave të mshefta gjëra që e vërtetojnë se a ka pasur dashje për perftimim të pasurisë shtetërore”, tha Kabashi./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →