Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

nga Kaltrina Berila15 shtator 2025
Kabineti i ri, Begaj dekreton qeverinë “Rama 4”

Pas emërimit të Kryeministrit, me dekretin e ditës së premte, datë 12.09.2025, Presidenti Bajram Begaj, me propozim të Kryeministrit, dekretoi sot ministrat e Qeverisë së Re, si dhe i përcolli dekretet Kuvendit të Shqipërisë për kompetencë.

Procedura për emërimin e Qeverisë së Re do të përmbyllet në përputhje me Kushtetutën në ditët në vijim, me betimin e Kryeministrit dhe të ministrave, pasi Kuvendi të miratojë programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ceremonia e betimit do të zhvillohet në Institucionin e Presidentit të Republikës,

Presidenti Begaj dekretoi:

Emërimin e Këshillit të Ministrave;

Zonjën Belinda Balluku Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Zonjën Albana Koçiu Ministër i Punëve të Brendshme;
Zonjën ElisaSpiropali Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Zotin Petrit Malaj Ministër i Financave;
Zotin Blendi Gonxhja Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit;
Zotin SofjanJaupaj Ministër i Mjedisit;
Zonjën MirelaKumbaroFurxhiMinistër i Arsimit;
Zonjën EvisSalaMinistër i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Zonjën DelinaIbrahimajMinistër i Ekonomisë dhe Inovacionit;
Zotin Besfort LamallariMinistër i Drejtësisë;
Zotin Pirro VenguMinistër i Mbrojtjes;
Zotin Andis Salla Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Zotin ErvinDemoMinistër i Shtetit për Pushtetin Vendor;
Zonjën Majlinda Dhuka Ministër Shteti dhe Kryenegociator;
Zonjën AdeaPirdeni Ministër i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Zotin Toni Gogu Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin./vizionplus

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →