Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Kaevski: LSDM do të votojë për Qeverinë teknike

nga Kaltrina Berila28 janar 2024
Kaevski: LSDM do të votojë për Qeverinë teknike

Duke vënë në plan të parë interesin e shtetit, deputetët e LSDM-së si parti progresive dhe pro-evropiane, së bashku me deputetët e shumicës, do ta mbështesin Qeverinë teknike në Kuvendin e Maqedonisë, tha nga Kuvendi, deputeti dhe zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski gjatë zgjedhjes së Qeverisë teknike.

“Nuk do të lejojmë që DPMNE të hedhë njollë në procesin zgjedhor dhe rrjedhimisht në fitoren e dyfishtë të frontit pro-evropian në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Së bashku me shumicën e deputetëve, bashkë me qytetarët, nuk do të lejojmë që skenarët destruktivë të DPMNE-së të kenë sukses. LSDM në vitet e kaluara ka treguar se është parti demokratike që do të mbrojë zërin e qytetarëve dhe të drejtën e tyre të pacenueshme për të shprehur lirisht vullnetin e tyre. Kështu do të vazhdojmë”, tha Kaevski.

DPMNE është nervoze për humbjen zgjedhore që i pret, shtoi ai.

“Pikërisht për këtë që në fillim obligimi ligjor për një qeveri teknike, qëllimi i vetëm i së cilës është organizimi i zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, ishte në kërkim të mënyrës për ta problematizuar, për ta penguar, krejtësisht të panevojshme dhe pa bazë”, tha Kaevski./TV21

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →