Kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka thënë se BE ka nisur që t’i heq gradualisht masat ndëshkuese ndaj Kosovës,
Në konferencën për media të mbajtur gjatë qëndrimit në Kosovë, ajo ka thënë se heqja e masave të prezantuara para dy vjetësh, po bëhet gradualisht.
Kallas ka përmendur edhe mbylljen e strukturave paralele serbe në veri, aksione për të cilat tha se minojnë përpjekjet për shtensionim të situatës.
“Si shenjë e përkushtimit tonë, mund të njoftoj se BE-ja ka nisur gradualisht t’i heqë masat të prezantuara në qershor 2023. Vendimi hap rrugën për mundësi të mëdha për zhvillimin e Kosovës dhe afron lidhjet me Evropën. Por është i kushtëzuar në ruajtjen e shtensionimit në veri”, ka deklaruar ajo.
Sipas saj, nuk ka rrugë të shkurtër për anëtarësim në bllok.









