Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Kallas: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka mbështetjen kineze, Evropa duhet ta përballojë atë

nga Venera Grabanica3 shtator 2025
​Kallas: Lufta e Rusisë në Ukrainë ka mbështetjen kineze, Evropa duhet ta përballojë atë

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas deklaroi sot se takimi i liderëve të Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut në Pekin paraqet sfidë direkte ndaj rendit ndërkombëtar.

Ajo gjatë një fjalimi në konferencën të Institutit të BE-së për Studime të Sigurisë, tha se lufta e Rusisë në Ukrainë ka mbështetjen kineze.

“Rusia e ka rikthyer luftën në kontinentin evropian. Putin dëshiron të neutralizojë Ukrainën dhe të rivendosë sferën e saj të ndikimit sovjetik para vitit 1991. Këto plane nuk janë sekret. Rusia nuk po vepron vetëm. Kina i siguron Rusisë 80 për qind të importeve të tyre të mallrave me përdorim të dyfishtë. Siç e dimë, gjatë luftës nuk ka mallra me përdorim të dyfishtë në luftë. Të gjitha përdoren për qëllime ushtarake. Kjo lejon që vrasjet të vazhdojnë në Ukrainë. Kina dhe Rusia gjithashtu flasin për të udhëhequr së bashku ndryshime që nuk janë parë në njëqind vjet dhe për rishikime të rendit global të sigurisë. Agresioni i Rusisë kërkon një përgjigje kolektive dhe të përbashkët evropiane”, theksoi Kallas.

Komentet e saj vijnë pasi presidenti rus Vladimir Putin, lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un e presidenti Xi Jinping morën në një paradë të madhe ushtarake në Pekin. Në paradë morën pjesë edhe presidenti iranian Masoud Pazakhstani, kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif, ndër të tjerë.

Instituti i Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë është grupi i ekspertëve të BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Misioni i tij kryesor është të ofrojë analiza mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe të organizojë forume diskutimi për të ndihmuar në formulimin e politikave të BE-së. Ai gjithashtu vepron si një ndërfaqe midis ekspertëve evropianë dhe vendimmarrësve.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →