Alban Rashiti, avokati Naim Rudari, polic i dëmtuar në rastin “Banjska” ka bërë të ditur sse ka ushtruar kallëzim penal ndaj katër dëshmitarëve në këtë rast, nën dyshimin se kanë kryer disa vepra penale, përfshirë deklarimin e rremë.
Përmes një njoftimi në Facebook Rudari ka thënë më 22 dhe 24 korrik 2025 u ftuan të dëgjohen dy dëshmitarë të cilët kanë parë dhe mësuar shumë për rastin dhe anëtarët e grupit terrorist.
“Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësuar largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta “dëshmitarë” kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me parë”, shkruan Rudari.
Avokati kërkoi që Prokuroria të hetojë këtë rast, duke shtuar se me hetim do të sigurohen edhe shumë prova për personat që kanë ndihmuar grupin terrorist në Banjskë.
Postimi i plotë:
“Lidhur me rastin e koduar “BAJNSKA” jemi detyruar që disa persona t’i kallzojmë penalisht të cilët kanë kryer disa vepra penale.
Me datën 22 dhe 24 korrik 2025 në gjykatë janë ftuar që të dëgjohen në cilësi të dëshmitarëve dy persona të cilët kishin parë e kishin mësuar shumë për rastin dhe anëtarët grupit terrorist dhe se ato që dinin i kanë deklaruar më heret në polici e prokurori.
Ata, përveç se kishin ndihmuar grupin terrorist që të strehohen në hotelin Rajnska Banja në fshatin Bajnskë, kishin premtuar se personat e armatosur (terroristët) do t’i evidentojnë si punëtorë të hotelit për t’i maskuar që mos të arrestohen, i kanë lejuar që të u japin ndihmë të plagosurve në hotel e më pas duke i zhveshur uniformat për t’i ndërruar me rroba civile ua kanë mundësur largimin nga fshati Bajnskë, kështu këta “dëshmitarë” kanë vendosur edhe në gjykim të DEKLAROJNË RREJSHËM duke mbrojtur kriminelët me dëshminë e tyre e duke u munduar që të mohojnë ato që kishin deklaruar me parë.
Pra detyrimi për të deklaruar të vërtetën NUK ka alternativë dhe NUK i jap të drejtë dëshmitarit që në gjykatë të deklarojë çfarë të dojë apo të zgjedhë se pas cilit deklarim dëshiron të mbetet atij të dhënë më parë apo atij të rremë në gjykatë, por dëshmitarët DETYROHEN që të deklarojnë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën.
Kërkojmë hetim sa më parë nga Prokuroria edhe pse provat janë në dorën tonë por me hetim do të sigurohen edhe shumë prova për personat që kanë ndihmuar grupin terrorist në Bajnska në forma të ndryshme sepse këtë ua kemi borxh familjes Bunjaku, zyrtarit policor Alban Rashiti, gjithë Policisë së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës që mbi këto veprimtari kriminale të Serbisë mbi Kosovë të ketë ndriçim të plotë e drejtësi duke gjykuar ata që me vepra terroriste sulmuan rendin juridik të Republikës së Kosovës”.









