🇽🇰 Kosova
Kaloi ilegalisht kufirin, ndalohet nga Policia e Kosovës
nga Venera Grabanica26 shtator 2025
Policia e Kosovës ka arritur ta ndalojë një person i cili në mënyrë ilegale e kishte kaluar kufirin. Rasti raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e së enjtes, në fshatin Dumnicë të Podujevës.
Sipas Policisë, i dyshuari – shtetas kosovar – në automjetin e tij furgon kishte rreth 500 copë pula.
“Me vendim të prokurorit, automjeti së bashku me mallra është dërguar në terminal doganor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, njoftoi Policia në raportin 24-orësh.











