Fituesit ukrainas të Eurovision Song Contest 2022, Kalush Orchestra kanë thënë se do të bëjnë turne në Evropë për të mbledhur fonde për nevojat e ushtrisë dhe fondacioneve bamirëse të Ukrainës.
“Ne do të vizitojmë Evropën për të mbledhur fonde për Ukrainën dhe Forcat e Armatosura. Së shpejti do të shpallim në faqen tonë në Instagram qytetin ku do të performojmë”, ka thënë Oleg Psyuk.
Sipas Psyuk, anëtarët e grupit planifikojnë të popullarizojnë gjuhën ukrainase në muzikë dhe duan të promovojnë kulturën e vendit.
Ai shtoi se grupi do të nxjerrë në ankand statujën e fituesit të Eurovizionit dhe do t’i dhurojë të ardhurat për të mbështetur ushtrinë./21Media









