Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Kamala Harris zyrtarisht kandidate për zv.presidente e SHBA-ve

nga E.Bullaku20 gusht 2020

Kamala Harris ka pranuar nominimin e saj historik si kandidate e Partisë Demokratike të SHBA-së për zv.presidente duke kandiduar me Joe Biden. Harris u bë femra e parë me ngjyrë e cila kandidon për postin e zv-presidentes.

Senatorja nga Kalifornia gjatë fjalimit të saj në natën e tretë të konventës Demokratike, e cila mbahet live për shkak të pandemisë, ka akuzuar presidentin Donald Trump për ‘udhëheqje të dështuar”.

Dështimi i udhëheqjes së Donald Trump ka kushtuar jetë. Ne jemi një komb që pikëllon humbje jete, humbjen e vendeve të punës, humbjen e sigurisë. Ne mund të bëjmë më mirë dhe të meritojmë shumë më tepër. Ne duhet të zgjedhim një president i cili do të sjellë diçka ndryshe, diçka më të mirë dhe të bëjë punën e rëndësishme. Nuk është për Joe, nuk është për mua, por është për ty”, ka thënë Harris.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →