Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kamberi: Ne e shohim të vetmen mundësi reale dialogun në Bruksel

nga Venera Grabanica28 nëntor 2023
Kamberi: Ne e shohim të vetmen mundësi reale dialogun në Bruksel

(Lajm i përditësuar)


Kamberi: Ne e shohim të vetmen mundësi reale dialogun në Bruksel

Në ”Click” të RTV21 deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi tha se dialogu në Bruskel është e vetmja mundësi ku mund të përfshihen të drejtat e shqiptarëve.

”Ne e shohim të vetmen mundësi reale dialogun në Bruskel ku mund të përfshihen të drejtat e shqiptarëve, sepse kjo që po ndodh aktualisht sepse kjo që po ndodh po mundohet Bashkësia Ndërkombëtare të krijoj të drejta ekstra, plotësuese për serbët në Kosovë duke lejuar Serbinë që të na nëpërkëmb të drejtat fundamentale të komuniateti shqiptar këtu është e papranueshme”, tha Kamberi.


Mal Berisha: Në Hagë po gjykohet UÇK-ja, duhet të jemi syhapur kudo që jemi ne shqiptarët

Mal Berisha ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe sonte i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se në Hagë po gjykohet UÇK-ja dhe për këtë duhet që të gjithë shqiptarët kudo që janë të janë syhapur.

”Nga informacionet që kam unë nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, nuk po gjykohen vetëm ata që janë thirrur atje,  po gjykohet UÇK-ja po relativizohet lufta e shqiptarëve të Kosovës, po  qvlerësohet ndoshta edhe po inkriminohet deri në atë masë sa të plotësohen dëshirat e Rusisë dhe të Serbisë, për këtë duhet të jemi shumë syhapur kudo që jemi ne shqiptarët”, tha Berisha.


Kamberi: Mungon një projekt shtetëror se si duhet të trajtohet Lugina e Preshevës

Në ”Click” të RTV21 deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi tha se po mungon një projekt shtetëror se si duhet të trajtohet Lugina e Preshevës.

Sipas tij, edhe pas 15 viteve të shpalljes së Pavarsisë së Kosovës nuk ka akoma një projekt të tillë.

”24 vite prej shlirimit të Kosovës dhe 15 vite nga shpallja e Pavarsisë nuk ka akoma as në Tiranë as në Prishtinë një projekt kombëtar se si të trajtohe Lugina e Preshevës”, tha Kamberi.

Kamberi tutje shtoi se ata janë si ”peng i raportove jo norma  mes Kosovës dhe Serbisë dhe po friksojë se çka nëse Lugina e Preshvës mund të futet si një mollë sherri i raporteve aktuale mes Prishtinës dhe Tiranës”.

Ndër tjera Kamberi shtoi se atyre po iu mohohen të drejtat identitare.


Kamberi: Bujanoci akoma vazhdon që këtë ditë ta shënoj nën ndalesa ligjore

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shqip Kamberi në ”Click” të RTV21 tha se Bujanoci për dallim nga trevat tjera ku jetojnë shqiptarët, akoma vazhdon që këtë ditë ta shënoj nën ndalesa ligjore.

”Serbia mbetet i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor e cila me ligj ndalon përdorimin e simbolit kombtar të pakicaive kombëtare”, tha Kamberi.


Nait Hasani: Me qenë ambasador në Shqipëri është si me qenë në shtëpi

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani në ”Click” të RTV21 foli për dallimet mes shqiptarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë.

Hasani ndër tjera shtoi se me qenë ambasador në Shqipëri është si me qenë në shtëpinë tënde.

”Mendoj se me qenë ambasador në Shqipëri është si me qenë në shtëpi, dhe ajo është shtëpia jonë. Dallim politik nuk ka”, tha Hasani.


Mal Berisha: Ne shqiptarët e Shqipërisë kemi një dashuri të posaçme për Kosovën

Mal Berisha ish-ambasadori i Shqipërisë në Britaninë e Madhe sonte i ftuar në ”Click” të RTV21 tha se shqiptarët e Shqipërsië kanë një dashuri të posaçme për Kosovën.

”Nëse krahasojmë gjendjen që kishin shqiptarët në kohën kur është shpallur shteti i pavarus i Shqipërisë dhe Republika e pavarur e Kosovës, mund të them se nuk kemi qenë asnjëherë më mirë”, tha Berisha./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →