🌍 Bota
Kamioni përplaset me 15 makina në SHBA, 4 të vdekur dhe 17 të plagosur
nga Venera Grabanica3 nëntor 2024
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Një kamion u përplas me disa makina të vogla në autostradë, e për pasojë këto të fundit shpërthyen në flakë.
Si pasojë e aksidentit humbën jetën 4 persona, ndërsa 17 të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet kanë thënë në aksident janë përplasur 15 mjete.









