Kanada po vendos sanksione ndaj dy shtetasve iranianë dhe sanksionet do të zbatohen edhe për tre persona juridikë iranianë për shkelje të të drejtave të njeriut, njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme kanadeze.
“Regjimi iranian duhet t’i japë fund shtypjes së tij të tmerrshme ndaj protestuesve”, tha në një deklaratë ministrja kanadeze e Punëve të Jashtme Melanie Jolie.
Gjyqësori i Iranit ka dënuar me vdekje edhe tre protestues të tjerë antiqeveritar me akuzën e “bërjes së luftës kundër Zotit”, njoftoi sot agjencia iraniane e lajmeve Mizan, pavarësisht nga kritikat në rritje ndërkombëtare për shtypjen e ashpër të demonstratave të vendit.
Irani vari dy burra të shtunën për vrasjen e dyshuar të forcave të sigurisë gjatë protestave mbarëkombëtare që pasuan vdekjen e një gruaje të re iraniane, Mahsa Amini, e cila vdiq në paraburgim pasi u arrestua nga policia morale për veshje të pahijshme të hixhabit.









