Kancelari austriak, Karl Nehammer do të udhëtojë sot në Moskë për të biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin.
Nehammer do të jetë lideri i parë i BE-së që takohet personalisht me liderin rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
Zyrtarët austriakë thonë se ai dëshiron të promovojë dialogun midis Moskës dhe Kievit dhe gjithashtu do të ngrejë çështjen e krimeve të luftës.
Ai u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, të shtunën, shkruan BBC./21Media









