🏛️ Politikë
Kancelari gjerman e publikon fotografinë familjare të Samitit
nga Venera Grabanica16 tetor 2023
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka publikuar fotografinë familjare të Samitit të Procesit të Berlinit që nisi sot në Tiranë, por që në fotografi ka refuzuar të jetë kryeministra serbe Ana Bërnabiq.
Gjithsesi, kancelari gjerman ka deklaruar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
“E ardhmja e Ballkanit Perëndimor qëndron në Bashkimin Evropian. Ky premtim vlen, edhe nëse aktualisht po vuajmë pengesa në rajon. Ne kemi nevojë për kohezion në Ballkanin Perëndimor dhe një zgjidhje të qëndrueshme për konfliktet që kanë zier për një kohë të gjatë”, shkruan ai ndër të tjera në platformën “X”./21Media










