Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Kancelari gjerman mbërrin në Prishtinë, pritet nga kryeministri Kurti

nga Kaltrina Berila10 qershor 2022

Kancelari Olaf Scholz ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka mirëpritur kancelarin gjerman së bashku edhe me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.
Scholz do të ketë takim me kryeministrin Albin Kurti në ora 10:45 në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës pas këtij takimi është paralajmëruar një konferencë për media.
Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholz në rajon, pasdite do të udhëtojë drejt Beogradit./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →